Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor.
Në mbledhje pritet betimi i anëtarëve të Kuvendit të Kryeqytetit, betimi i kryetarit të Prishtinës dhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit.
Mbledhja pritet të nis nga ora 10.
Zgjedhjet në Prishtinë i ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin për kryetar, Përparim Rama.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, të enjten e 27 nëntorit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku ka votuar për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove.
Kjo i ka hapur rrugë pagesave të faturave të pashlyera të Komunës së Prishtinës.
Edhe
Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin për vitin 2026
-
Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026
-
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme
-
Rama betohet si kryetar i Prishtinës, uron të mos ketë bllokada “politike”
-
Rama betohet si kryetar i Prishtinës: Uroj që qyteti të mos jetë peng i kalkulimeve politike

