Sot mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje do të diskutohet për propozim-vendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant; propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale; propozim-vendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ‘’Rexho Mulliqi’’, si dhe propozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”;
Po ashtu, do të diskutohet për rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; pastaj propozim-vendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ‘’Hivzi Sulejmani’’, si dhe propozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes ”Dodona”;
Gjithashtu, pritet të caktohet nga një anëtar në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL “Hortikultura” SHA, NPK “Trafiku Urban” SHA dhe KRM ‘’Pastrimi’’.
-
Kuvendi Komunal diskuton çështjen e Xhamisë Qendrore
-
Protesta e transportuesve vazhdon, sot mblidhet Kuvendi Komunal
-
Kuvendi Komunal në Prishtinë fton mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit
-
Mosmarrëveshjet për rendin e ditës mes opozitës e pushtetit në Prishtinë, shtynë seancën
-
Kuvendi sot diskuton për shpenzimet e parasë publike për dy vjet mandat të Qeverisë