Seancë solemne për 24-vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, ka mbajtur të shtunën edhe Kuvendi i Komunës së Prizrenit. Kuvendarët nga partitë e ndryshme me këtë rast kanë thënë se lufta deri në flijim e Jasharëve vendosi themelet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë vlerësuar heroizmin e Jasharëve në Prekaz, duke theksuar se falë trimërisë e sakrificës së tyre, është realizuar ëndrra e brezave të shumtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas tyre, marsi i vitit 1998 paraqet kthesën historike kur gjithçka ndryshoi për shqiptarët e Kosovës.
Gjatë seancës solemne, ata kanë porositur që bazuar në këto vlera të punohet për krijimin e shtetit të barabartë për të gjithë.
Aktivitetet e Komunës së Prizrenit për shënimin e Epopesë së UÇK-së vazhdojnë të dielën, me homazhe te varrezat e dëshmorëve si dhe te lapidarët e heronjve kombëtarë.
Seanca solemne për shënimin e Epopesë së UÇK-së, krahas Prizrenit, kanë mbajtur edhe kuvendet komunale në Skenderaj e Drenas, ashtu si edhe në Deçan e Gjilan.
-
Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin
-
Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së
-
Liderë shtetërorë e partiakë: Sakrifica e Jasharëve ndryshoi rrjedhën e historisë
-
Osmani: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë