Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë.
Me këtë rast u theksua se është objekt me standarde të larta, i cili do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se do ta ngritin nivelin në burgje dhe të mos lejojnë gjëra të këqija në burgje.
Ai shtoi se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit si kjo e sotme.
Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky objekt është me standarde të larta i ndërtuar me mjete të buxhetit të Kosovës.
Qendra e paraburgimit ka kushtuar 6.7 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Qendra e paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro do të hapet një vit pas përurimit
-
Deri në 300 persona mund të zë Qendra e Paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro
-
Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, u tentua të futeshin 4200 euro
-
KMDLNj: Edhe pse kushtoi 7 milionë euro, gjendje jo e mirë në burgun e Hajvalisë
-
Deputetët kritikojnë kushtet në qendrat korrektuese, kërkojnë reflektim institucional