Disa nga banorët e dy blloqeve të njohura si ‘banesat e socialit’ në lagjen “Prishtina e Re”, nga kjo e premte do të mund të shohin zhvillimet brenda Qendrës së re të Paraburgimit.
Objekti u përurua nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në shoqëri të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Burgjeve, Sokol Zogaj, e kryesuesve të Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial, raporton KTV.
Sipas ministrit Tahiri, objekti do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit, dhe se po punohet në eliminimin e parregullsive brenda burgjeve.
Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, sipas ministrit të Administratës Publike, deri tani janë arritur rezultate konkrete në përmirësimin e infrastrukturës.
Projekti 6.7 milionësh, i financuar nga Qeveria e Kosovës, ishte përfunduar në mbarim të vitit 2016, por nuk ishte funksionalizuar shkaku i problemeve me energji elektrike e ujëra të zeza.
Qendra, e gjashta e tillë në Kosovë, ka një hapësirë prej 10 mijë e 500 metrash katrorë, dhe mund të pranojë deri në 300 të burgosur.
-
Qendra e paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro do të hapet një vit pas përurimit
-
“Kushte më të mira për të burgosurit”
-
Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, u tentua të futeshin 4200 euro
-
Qendra e re e Paraburgimit në Prizren, peng i lokacionit dhe buxhetit
-
Banorët i shqetëson afërsia e Qendrës së re të Paraburgimit