Nisma për ndërtimin e një qendre të re të paraburgimit në Prizren ka mbetur në pikën zero.
Dy vjet pas dërgimit të kërkesës në Komunën e Prizrenit për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për Qendrën e re të Paraburgimit, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë pranuar se nuk ka pasur përparim drejt realizimit të këtij projekti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Madje, ministri i MD-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nuk ka as mjete financiare për këtë qëllim. “Me këtë projekt nuk është lëvizur përpara. Nuk është në projektbuxhetin e vitit 2018 ndërtimi i një qendre të paraburgimit në Prizren”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se Qendra ekzistuese e Paraburgimit në Prizren nuk i plotëson kushtet për trajtimin e të burgosurve dhe po ashtu nuk e ka përjashtuar as mundësinë për mbylljen e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Strehimorja në Prizren për viktimat e dhunës në krizë për mungesë buxheti
-
Qendra e paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro do të hapet një vit pas përurimit
-
Qendrat për mbrojtjen e viktimave të dhunës familjare, para mbylljes
-
Ndërtimi i godinës së re të gjykatës, peng i lokacionit
-
Deri në 300 persona mund të zë Qendra e Paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro