Niveli lokal dhe ai qendror i qeverisjes ende nuk kanë arritur që të krijojnë politika të qëndrueshme rreth trajtimit të rasteve të viktimave të dhunës në baza gjinore, gjë që po reflektohet me mungesën e përkrahjes së duhur për qendrat e strehimit të grave dhe fëmijëve.
Madje, në një tryezë të organizuar në Prizren nga Instituti Demokratik i Kosovës është thënë se Qendra e strehimit të grave dhe fëmijëve në këtë qytet rrezikon funksionimin në muajt e parë të vitit 2020 për shkak të mungesës së mjeteve financiare, shkruan sot Koha Ditore.
Aktorët institucionalë nga niveli lokal dhe ai qendror, sikurse edhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, janë pajtuar se Strehimorja në Prizren meriton mbështetje më të madhe institucionale për faktin se ofron shërbime multidisiplinare për viktimat e dhunës në baza gjinore nga komunat e rajonit të Prizrenit.
Jubilea Kabashi nga QSGF-ja, Prizren, ka përkujtuar se kjo strehimore funksionon nga viti 2002 dhe se është përkrahur nga donatorët e jashtëm, ndërkohë që përkrahja e institucioneve vendore ka qenë simbolike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komunat e rajonit të Prizrenit rinovojnë marrëveshjen për mbështetje të strehimores
-
Shtohen rastet e dhunës në familje në Prizren
-
Aleanca joformale kërkon fond emergjent për Strehimoren e Prizrenit
-
Strehimorja e Prizrenit rrezikon të mbyllet, kërkohet fond emergjent
-
Në mungesë të buxhetit, viktimat e dhunës në familje nuk marrin kujdesin e nevojshëm