Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, u tentua të futeshin 4200 euro

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se oficerët korrektues kanë arritur të parandaluar futjen e 4200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Haxhiu në postim në “Facebook” ka thënë se i burgosuri, për të cilin kishin qenë të dedikuara mjetet financiare, është veçuar dhe është iniciuar procedurë disiplinore.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjetet monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. I burgosuri, ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Falënderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin. Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar Haxhiu.