Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët kritikojnë kushtet në qendrat korrektuese, kërkojnë reflektim institucional

Foto: Driton Paçarada / KD

Kushtet dhe trajtimi joadekuat në qendrat korrektuese të Kosovës kanë qenë shqetësimi kryesor i deputetëve, të cilin e kanë përcjellë para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Vërejtjet dhe parregullsitë janë ngritur të martën gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për legjislacion, ku të ftuar për raportim ishin Tahiri dhe Thaçi, shkruan sot “Koha Ditore”. Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar reflektim nga institucionet përgjegjëse, për përmirësimin e kushteve të të burgosurve.

Edhe Tahiri e Thaçi janë pajtuar se gjendja në institucionet korrektuese nuk është në nivelin më të mirë. Mirëpo, kanë thënë se përmes projekteve të ndryshme po presin që të përmirësohet. Kanë shtuar se janë në prag të rekrutimit të 120 gardianëve. Ndërkaq, e kanë përmendur si nevojë rritjen e buxhetit.

Raportimin Tahiri e ka filluar me punën që janë duke e bërë si ministri, në raport me përmirësimin e gjendjes në këto qendra. Ka thënë se me buxhet i kanë paraparë rekrutimin e 120 gardianëve dhe se tanimë janë në prag të përfundimit të këtij procesi./Dardane Neziri

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)