Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para seancës konstituive se mënyra më e thjeshtë për të zhbllokuar situatën në Kuvend është pjesëmarrja në votim.
“Sot të marrin pjesë në votim – pro, kundër apo abstenim – dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta,” tha ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKusari-Lila theksoi se retorika politike duhet të kthehet në veprime konkrete, ndërsa kritikoi vazhdimin e fjalimeve në vend të zgjidhjes së ngërçit. Sipas saj, mungesa e pajtueshmërisë po i rikthen të gjithë te interpretimet ligjore dhe Gjykata Kushtetuese.
“Sot të marrin pjesë në votim, pro, kundër apo abstenim, dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, tha Kusari-Lila. “Kjo situatë duhet të zhbllokohet dhe ata mund ta përkthejnë këtë qëndrim nga retorikë në veprim konkret. Në ndërkohë që po dështon seanca ata po vazhdojnë me fjalimet e tyre. Kur ka mungesë të pajtueshmërisë po kthehemi të gjithë me interpretimet ligjore të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.