Mungesa e sotme e deputetëve të koalicionit PAN tregon për mungesën e respektimit të shtetit të Kosovës nga ky koalicion. Kështu ka thënë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se mbrëmë para mesnate është arritur marrëveshja për ndarjen e posteve qeveritare ndërmjet PANA e Srpskas, pak para mesnate është bërë ftesa për mbajtjen e seancës konstitutive, ndoshta sonte këta deputetë mund të vijnë në seancë.
“Mungesa e tyre tregon për mungesën e respektit për Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Nëse arrihen marrëveshjet në gjysmë të natës, nëse ka pazare në gjysmë të natës dhe nëse thërrasin seancë, atëherë ndoshta duhet të mbajmë seancë në mesnatë”, ka thënë Kusari-Lila.
Artikuj të ngjashëm
-
Kusari-Lila: PAN-i po bllokon krijimin e institucioneve
-
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën
-
Kusari-Lila: Kërkesa për ndryshim të mbledhjeve s’është shkelje sepse nuk u realizua
-
Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve
-
Në mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë