Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj akuzave për shkelje të Rregullores së Kuvendit, pas kërkesës së kryesuesit Avni Dehari që mbledhjet e deputetëve të mos mbahen çdo 48 orë, siç është përcaktuar aktualisht, por një herë në javë.
“Kjo nuk ishte shkelje, sepse nuk u realizua. Ishte vetëm një propozim për dakordim mes të gjitha partive”, ka thënë Kusari-Lila gjatë deklarimit të saj.
Sipas saj, kërkesa u bë në kuadër të konsultimeve në fillim të seancës, me qëllim shmangien e takimeve të shpeshta, të cilat – sipas saj – nuk po japin rezultate për shkak të qëndrimit bllokues të opozitës.
“Seanca filloi me konsultim që të ketë shmangie të Rregullores, të takohemi më rrallë, pasi 48-orëshi nuk po jep rezultat. Nga parafolësit u akuzuam për shkelje, por ishte vetëm një propozim për marrëveshje, jo vendim i njëanshëm”, sqaroi Kusari-Lila.
Ajo sërish e theksoi se partitë që ishin në opozitë po vazhdojnë të mbajnë pozicione bllokuese.
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
-
Dehari thotë se pa marrëveshje s’thirret seanca, opozita paralajmëron veprime
-
Kusari-Lila për moskonstituimin e institucioneve: Ata që s’pajtohen t’i drejtohen Kushtetueses
-
Kusari-Lila: Çështje orësh që Kurti t’u dërgojë ftesë partive për takim
-
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhjen e presidentit
-
Kusari-Lila fton partitë e ish-opozitës t’i thërrasin ndërgjegjes