Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, dhe ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, do të jetë e ftuar sot në emisionin "60 Minuta" me të cilën do të flasim për pritjet nga seanca e thirrur për të premten ku pritet që pas aktgjykimit të Kushtetueses të vazhdohet me votimin e nënkryetarit të komunitetit serb.
A pret që nesër të votohet nënkryetari i komunitetit serb?
Kush e bart përgjegjësinë kryesore në rast se përsëri nuk merr votat e nevojshme asnjë prej kandidatëve të propozuar?
A ka rrezik që të konsumohet afati prej 12 ditësh pa u votuar nënkryetari dhe pa u konstituar Kuvendi?
A i ka Vetëvendosje numrat për formimin e qeverisë?
A ka marrëveshje politike për formimin e qeverisë?
A ka marrë mbështetje propozimi i Kusari-Lilës për një qeveri të përkohshme nga Kurti?
Cilat parti do të duhej të ishin pjesë e këtij koalicioni?
A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Intervista nis në orën 17:10.