Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pandalshme të Turqisë ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Kurti më tej ka thënë se ka vlerësuar lart kontributin që Turqia jep në ruajtjen e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon, por në vend dhe përmes kontingjentit të trupave në kuadër misionit të KFOR-it.
“E ndërmjet dy takimeve, vizituam dhe vendosëm kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk, një prej liderëve më të mëdhenj dhe historik të botës që në kohë dhe rrethana shumë të vështira arriti të mbrojë popullin e tij dhe të themelojë Republikën e Turqisë, dhe në të njëjtën kohë të trasojë atë që është e mira për shoqëritë, pra paqen si racionalitet politik”, ka shtuar Kurti në postimin e tij në Facebook.
Kurti tutje ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë vetëm sa thellohen.
“Ndërkohë që punojmë bashkërisht në fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në këtë drejtim, një hap i rëndësishëm do të jetë dhe zhvillimi i forumit të parë ekonomik të bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, që do të mbahet të hënën në Stamboll”, është shprehur ai.
-
Osmani e Kurti e falënderojnë Turqinë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
-
Kurti diskuton mundësinë e prodhimit të municioneve me Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes turke
-
Kurti: Raportet me Turqinë kanë rrënjë në respekt e bashkëpunim të thellë
-
Kurti: Kosova ka marrëdhënie të fortë me Turqinë
-
Kurti: Me Erdoganin diskutuam për bashkëpunim në mbrojtje e ekonomi