Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot në trevjetorin e shkuarjes në Hagë, familjen e Rexhep Selimit.
Ai me këtë rast ka thënë se pret që ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të kthehet i lirë në Kosovë.
“Mbetemi të patundur në bindjen se UÇK-ja e drejtë ka qenë dhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se Rexhep Selimi tash e tri vjet mban burgun në Hagë.
“Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme. Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë”, ka thënë ai.
-
Kurti në 3-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara
-
Kurti në takim me kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore
-
Kurti e Hamza diskutojnë se si të korrigjohet vendimi i Speciales
-
Kurti: Lufta jonë ka qenë e drejtë, urojmë që verdikti i Speciales të jetë në përputhje me këtë
-
Kurti akuzon 6 deputetët e LDK-së: Duan të shkojmë sërish në zgjedhje, marrëveshja qëndron