Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.
Kurti ka shkruar në X se gjatë takimit me Lawle, ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.
Kurti ka thënë se presin që këto të korrigjohen në Apel.
“Aktgjykimi shpërfilli pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabaza saqë as nuk u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë; gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e mbetura u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se takim kanë diskutuar edhe për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, i cili ndikon në të drejtat e tyre të votimit dhe në qasjen në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë edhe deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Edhe
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
Më 16 shtator Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ahead of UNGA81 High-Level Week in New York, I met with Congressman @RepMikeLawler to discuss Kosova-U.S. relations, investment, and the situation of Albanians in the Presheva Valley. I asked for his support in addressing the passivization of Albanian addresses in Serbia, which affects voting rights and access to official documents. MP Shaip Kamberi, the only Albanian member of Serbia’s National Assembly, also joined the meeting.
In addition, we discussed the judgment announced by the Specialist Chambers last week in the Hague. The judgment ignored the Dick Marty report's offensive and implausible organ-trafficking claims, which were so far-fetched that they weren't even charged by the Prosecution; and it also categorically rejected the Prosecution's allegations of crimes against humanity. The remaining findings, however, were based on factual inaccuracies, historical misunderstandings, and legal errors. We expect these to be fully corrected on appeal.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2026