Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti in meeting with US congressman: Special Court's decision has factual inaccuracies and legal errors

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.

Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë takimit me Lawle, ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.

Kurti ka thënë se presin që këto të korrigjohen në Apel.

“Aktgjykimi shpërfilli pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabaza saqë as nuk u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë; gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e mbetura u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënën se takim kanë diskutuar edhe për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, i cili ndikon në të drejtat e tyre të votimit dhe në qasjen në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë edhe deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë”, ka shkruar Kurti.