Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas seancës së sotme ku ka propozuar kabinetin e ri qeveritar, e ku nuk mori përkrahjen e mjaftueshme nga deputetët, ka thënë se vazhdojnë të mbesin qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Kurti kështu u shpreh në një postim në Facebook, ku tutje ka publikuar edhe fjalimin e tij të mbajtur sot në foltoren e Kuvendit.
“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.
Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. 52 votuan kundër e 4 abstenuan.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.
Kurti nuk siguron votat për qeveri, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm...-
Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet