Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar të hënën Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare.
Kurti nga atje tha se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është rinovuar në vlerë më shumë se 390 mijë euro.
Sipas Kurtit, rreth 90 për qind e punimeve janë kryer.
"Këtu ku ndodhemi kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç në Radiolologji gjithashtu në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer më shumë se 90 për qind. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve në këto tri klinika, kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit", ka thënë ai, raportoi KSP-ja.