Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon Solanan në Spanjë: Përvoja e tij, e paharrueshme për popullin e Kosovës

Javier Solana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij në Spanjë ka takuar të premten ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, të cilit, sipas njoftimit nga Qeveria, i ka shprehur mirënjohjen për rolin në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Siç njoftohet, Kurti ka biseduar me Solanan pas një vizite në muzeun kombëtar në Madrid “Museo Nacional del Prado”, ku Solana është drejtor i Patronazhit.

Njoftimi bën të ditur se është biseduar për gjendjen e Kosovës, të rajonit dhe të Evropës përballë luftës në Ukrainë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Image
Artikuj të ngjashëm