Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të martën zëvendësasistentin për çështjet politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina, me të cilin kanë diskutuar për mbështetjen e NATO-s për Kosovën dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti e ka njoftuar Colominan për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.
“Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve. Në takimin me z. Colomina dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci”, thuhet më tej në njoftim.
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim
-
Kurti në takim me komandantin e NATO-s: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë