Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se NATO-ja është pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes për Kosovën.
Ai shkroi në Twitter pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, se këtë rol, NATO-ja e ka nga ndalimi i gjenocidit në '99-n deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës.
“Edhe këtë vit, Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i ‘Defender Europe 23’”, shkroi Kurti.
Për zhvillimet dhe sfidat rajonale kanë diskutuar kryeministri Kurti, me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Takimi u zhvillua në Mynih të Gjermanisë, ku u mbajt një konferencë për sigurinë.
“Kryeministri Kurti falënderoi Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim
-
Kurti në takim me komandantin e NATO-s: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë
-
Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë