Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon Peachin, ia thotë pritjet nga takimi i 2 majit

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, në Forumin vjetor Ekonomik në Delphi që organizohet nën patronatin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për zhvillimet e aktuale në Kosovë dhe rajon.

Diskutuan edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

“Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër, dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.