Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, në takimin që është zhvilluar në përgjatë Forumit të Bledit për Siguri, është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën në katër komunat në veri të vendit.
Kurti thuhet se e ka njoftuar Peachin “mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të vendit”.
“Kryeministri tha se kanë kaluar dy muaj prej incidentit të fundit në këto katër komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale. Kemi një situatë të deeskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti Serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj rieskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serb”, thuhet në njoftim.
-
Kurti flet me Peachin për situatën e krijuar “nga grupe të së djathtës ekstreme” në veri
-
Situatat pas konfliktit si modele për marrëveshje, pjesë e diskutimeve të Kurtit në Britani
-
Kurti me Peachin flasin për nevojën e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazë
-
Kurti bisedon me Peachin: Qëllimi ynë, qasja në zyre për kryetarët e zgjedhur
-
Kurti takon Peachin, ia thotë pritjet nga takimi i 2 majit