Kryeministri Albin Kurti ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, të martën vonë, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Kurti e njoftoi atë me veprimet dhe qëndrimet e Kosovës për sa i takon situatës së krijuar “pas sulmeve dhe tensioneve të shkaktuara nga grupe të së djathtës ekstreme në komunat veriore, që lanë të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Ai theksoi se veprimet e institucioneve të sigurisë kanë për synim zbatimin e sundimit të ligjit, teksa shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
-
Kurti takon Peachin, diskutojnë për situatën në veri
-
Kurti me Peachin flasin për nevojën e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazë
-
Kurti bisedon me Peachin: Në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste
-
Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi
-
Kurti bisedon me Peachin: Qëllimi ynë, qasja në zyre për kryetarët e zgjedhur