Kryeministri Albin Kurti ka folur me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth situatës në veri.
Kurti ka thënë se “në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”.
Ai i vlerësoi “të egra” sulmet e protestuesve serbë ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.
“Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, shkroi ai në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti flet me Peachin për situatën e krijuar “nga grupe të së djathtës ekstreme” në veri
-
Kurti ia thekson Peachit rëndësinë e sigurisë së kufirit Kosovë - Serbi
-
Kurti me Peachin flasin për nevojën e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazë
-
Kurti takon Peachin, diskutojnë për situatën në veri
-
Kurti falënderon politikanët perëndimorë për thirrjen për qasje më të ashpër ndaj Serbisë