Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak.
Nga një komunikatë për media bëhet e ditur se marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, vendimi i fundit i Qeverisë për targat ilegale, çështja e energjisë dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit.
Në lidhje me zbatimin e vendimit për targat ilegale, Kurti ka thënë se nëpërmjet sekuencimit në tri etapa dhe shkallë, Qeveria e Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ndërkaq bëri thirrje që dëmtimi dhe djegia e veturave me targa RKS në veri të vendit të dënohet nga të gjithë.
“Sa i përket çështjes së energjisë, kryeministri foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord”, thuhet në njoftim.
-
Kurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
-
Kurti: Do t’i njohim targat e Serbisë, kur të sigurohemi se ajo po e zbaton vendimin për targat RKS
-
Kurti - Lajçakut: Masat ndëshkuese të BE-së janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik
-
Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Vjen si vazhdimësi e një telefonate me Borrellin
-
Kurti do të takohet me Borrellin e Lajçakun në Bratislavë