Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar të premten në New York kryeministrat e Grenadës dhe Belizesë.
Siç ka njoftuar Kryeministria, me kryeministrin e Belizesë, John Briceno, Kurti ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.
“Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.
Belize e ka njohur Kosovën në gusht të 2008-s, ndërsa më 2016 shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.
Në vitin 2021, Kosova dhe Belize, pikërisht në New York, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dy shteteve. Përmes tij synohet forcimi i bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë, sipas njoftimit.
Edhe
Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik
Ndërkaq në takimin me kryeministrin e Grenadës, Dickon Amiss Thomas Mitchell, Kurti shprehur mirënjohjen për mbështetjen e këtij shteti për Kosovën, përfshirë atë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre”, u tha në njoftim.
-
Specialja, arkivat e Serbisë dhe Lugina, në fokus të takimit Kurti-Plenkoviq
-
Kosova kërkon mbështetjen e Kuvajtit për statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
-
Kurti takohet me kongresistin Wilson, flasin për shqiptarët e Luginës e anëtarësimin në NATO
-
Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë