Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi.
Takimi vjen pasi më herët gjatë ditës ajo është takuar me anëtarin e Listës Guxo, Fatoni Peci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani të mërkurën ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Osmani u ka bërë thirrje liderëve të subjekteve politike që sa më shpejt të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.
Në njoftim thuhet se liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.