Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci: Takimet me presidenten janë në funksion të daljes nga bllokada

Faton Peci

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci,ka mbërritur për takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Para takimit, ai u tha mediave se takimet e tilla janë në funksion të daljes nga bllokada.

“Përpjekja e radhës në përmirësim të gjendjes. Besoj qe këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi me kontribu brenda mundësive”, tha Peci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi Osmani-Peci është në kuadër të takimeve që presidentja po i zhvillon në përpjekje për të dalë nga kriza institucionale.

Pas Pecit ajo ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, dhe deputetin Fikrim Damka. 

Presidentja takoi të mërkurën në kabinetin e saj, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Osmani bëri thirrje që të arrihet “sa më shpejt” pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

“Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparshme, presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione”, u tha në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 3 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit. Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë./KosovaPress

Osmani vazhdon takimet me Baljen e më pas me Hoxhën

7 muaj më parë / 3 kor 2025 12:09
Vjosa OSMANI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet sot të cilat vijnë si pasojë e bllokadës në Kuvend.

Ajo është takuar edhe me kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje.

Balja nuk është deklaruar para takimit.

Osmani pas Baljes është takuar me kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

 

Osmani takon Krasniqin për ngërçin në Kuvend

7 muaj më parë / 3 kor 2025 11:32
Osmani krasniqi

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Takimi vjen pasi më herët gjatë ditës ajo është takuar me anëtarin e Listës Guxo, Fatoni Peci.

Osmani të mërkurën ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Osmani u ka bërë thirrje liderëve të subjekteve politike që sa më shpejt të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. 

Në njoftim thuhet se liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.