Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti - Kallas

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Jerevan të Armenisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për  Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. 

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim Kurti ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë drejtim, Kryeministri në detyrë Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke nënvizuar progresin e vendit tonë dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë. Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe dakordimin e datës 14 mars, i cili u vlerësua si një momentum i ri dhe pozitiv për rrugën përpara”, thuhet në komunikatë. 

Po ashtu në takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

“Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku Kryeministri në detyrë Kurti ngriti shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave dhe pamundësimin e mbështetjes financiare për Luginën nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet nga Kryeministria. 
 

Lexo përditësimet tjera
lideret evropiane

Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama

Udhëheqës nga e gjithë Evropa janë mbledhur sot në Jerevan për edicionin e tetë të Komunitetit...