---
description: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Jerevan të Armenisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për  Politikë të Jashtme dhe S
title: Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t&#039;i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/04/98737555-37e1-4d3e-9a9a-c6ac7f98704c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

![Kurti - Kallas](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/98737555-37e1-4d3e-9a9a-c6ac7f98704c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 maj 2026 18:56
- Shpërndaje në:

- 4 maj 2026 18:56
- Shpërndaje në:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Jerevan të Armenisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për  Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. 

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim Kurti ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. 

“Në këtë drejtim, Kryeministri në detyrë Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke nënvizuar progresin e vendit tonë dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë. Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe dakordimin e datës 14 mars, i cili u vlerësua si një momentum i ri dhe pozitiv për rrugën përpara”, thuhet në komunikatë. 

Po ashtu në takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

“Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku Kryeministri në detyrë Kurti ngriti shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave dhe pamundësimin e mbështetjes financiare për Luginën nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet nga Kryeministria.   
 

[Lexo përditësimet tjera![lideret evropiane](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/bd5e53a5-7cd0-4ace-821a-6f5a013e8f39.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama</h4>Udhëheqës nga e gjithë Evropa janë mbledhur sot në Jerevan për edicionin e tetë të Komunitetit...](https://www.koha.net/arberi/lideret-evropiane-ne-armeni-per-samitin-e-komunitetit-politik-evropian-marrin-pjese-kurti-e-rama)

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#Kaja Kallas](https://www.koha.net/tag/kaja-kallas)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/fae24e64-03d6-4010-a9d3-5a241b551d85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2026 Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit](https://www.koha.net/arberi/kurti-takohet-me-kosin-ne-mal-te-zi-ne-margjinat-e-samitit-te-procesit-te-berlinit)
- [![Kurti para Kallasit e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor: Kosova s’mund të mbetet peng i Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/94372333-f252-4708-b5c9-64e8faf7f84e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Kurti para Kallasit e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor: Kosova s’mund të mbetet peng i Serbisë](https://www.koha.net/arberi/kurti-para-kallasit-e-perfaqesuesve-te-ballkanit-perendimor-kosova-smund-te-mbetet-peng-i-serbise)
- [![Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së](https://resources.koha.net/images/2026/June/03/a477437e-3358-4c1b-b976-30828d4a8f04.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 qer 2026 Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së](https://www.koha.net/arberi/nis-takimi-mes-kurtit-dhe-costas)
- [![Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/May/07/3dc35abd-6a6c-48d1-ad92-05e02cb96a14.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 maj 2026 Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/kurti-be-ja-duhet-te-punoje-per-te-siguruar-statusin-e-kandidatit-per-kosoven)
- [![Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/23caed31-db64-40b5-8741-9efe27afb799.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 maj 2026 Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn](https://www.koha.net/arberi/kurti-ne-jerevan-takohet-edhe-me-rutten-dhe-zelenskyn)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-takohet-me-kallasin-kerkon-qe-kosoves-ti-jepet-statusi-i-vendit-kandidat-per-anetaresim-ne-be","datePublished":"2026-05-04T18:56:26+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:55:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":269,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Jerevan të Armenisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për  Politikë të Jashtme dhe S","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-takohet-me-kallasin-kerkon-qe-kosoves-ti-jepet-statusi-i-vendit-kandidat-per-anetaresim-ne-be","keywords":"Albin Kurti, Kaja Kallas","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/04/98737555-37e1-4d3e-9a9a-c6ac7f98704c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
