Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës ku do të zhvillojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim do të mbahet në kuadër të takimeve të Kurtit me opozitën. I njëjti javën e kaluar ka ftuar liderët opozitarë për të biseduar për çështje të interesit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën ai është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me Kurtin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.