Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën.
Zyra e tij ka njoftuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës.
Aty do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.
Njoftohet se Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Kurti: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar kontribuon në paqe e stabilitet
-
Kurti udhëton në SHBA “për takim me liderë vendesh”
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n