Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Pos takimeve me zyrtarë institucionalë, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Instituti i Politikave “Chatham House”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar. Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘Chatham House’”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Paneli nis në orën 17:00.
Instituti ka njoftuar se ndër çështjet e këtij diskutimi janë integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për tensionet në shtetet e Ballkanit.
“Me sigurinë e qytetarëve të tyre të testuar rregullisht, disa shtete të Ballkanit janë afruar më shumë me orbitën e Rusisë. Të tjerët kanë kërkuar siguri në paktet mbrojtëse me NATO-n. Tri vende janë tashmë anëtarë të NATO-s. Të gjashtë vendet e rajonit aspirojnë të anëtarësohen në BE. Megjithatë, procesi i integrimit ka qenë i ngadalshëm dhe tani mbështetja e brendshme për këto organizata ndërkombëtare po zbehet”, thuhet nga “Chatham House”.
-
Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian