Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar edhe një herë të përgjigjet nëse ka pranuar ftesë të re nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshminë e tij.
Ai është pyetur nga gazetarët pasi mori pjesë në konferencën e Agjencisë së Statistikave për të shpallur rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë.
Por, përgjigje nuk u ka dhënë.
Kurti nuk u paraqit të hënën në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar për rastin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ishte jashtë vendit.
Të mërkurën, 18 dhjetor, ai nuk i ishte përgjigjur gazetarëve rreth ftesës pasi kishte thënë se po shkon në mbledhjen e Qeverisë.
Nga Qeveria kanë thënë se Kurti është i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrën e tij.
-
Kurti nuk deklarohet nëse ka pranuar ftesë të re për dëshmi nga Prokuroria Speciale
-
Kurti i gatshëm që intervistimi nga Prokuroria të bëhet në zyrën e tij
-
Kurti s’paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij
-
Kurti s’tregon nëse do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale
-
Kurti s’përgjigjet për raportin për lirinë e medias, truprojat e tij shtyjnë gazetarët