Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka pranuar që të flasë nëse ka pranuar ftesën e re nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshminë e tij.
Ai është pyetur për këtë pasi që ka marr pjesë në lansimin e ankandit të parë të erës prej 100 MW në Kosovë.
Kurti është arsyetuar se nuk mund të flasë pasi është duke shkuar në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO
Kryeministri Albin Kurti, të hënën, nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar për rastin e rezervës shtetërore, me arsyetimin se është jashtë vendit.
Nga Qeveria thanë se kryeministri është i gatshëm të presë prokurorët në zyrën e tij, në një datë kur do të pajtohen të dyja palët.
Prokuroria ka pranuar arsyetimin e mosparaqitjes dhe ka njoftuar se do të caktojë një datë tjetër për intervistim.