Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Sakrifica e Enver Zymberit nuk do të harrohet kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij Muharrem Zymberin, babain e heroit Enver Zymberi, me të cilin tha se ka qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit.

Kurti përmes një njoftimi në Facebook shkroi se ‘’sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë’’.

“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë”, ka shkruar ai.

Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative - ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb. Luftimet u zhvilluan atëbotë me urdhër të ish-kryeministri Hashim Thaçi, për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm