Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka folur për draftin e përgjithshëm të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, hartimin e të cilit e ka përfunduar komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë draft së shpejti do ta trajtojnë edhe në Qeveri për të dhënë opinionin dhe komentet e tyre.
Sipas tij ai lehtëson pjesëmarrjen e mërgatës në proceset zgjedhore në Kosovë.
“Sot para jush dua ta shpalos një dimension të veçantë të tij e që ka të bëjë me votimin e mërgatës në zgjedhjet në Kosovës. Në esencë ky draftligj i jep fund një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe përmbush përfundimisht edhe një zotim tonin ndaj mërgatës.
Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik tek ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit.
Edhe
Kurti: Ligji për zgjedhje do t’i japë fund padrejtësisë ndaj diasporës
Ai ka thënë se votuesit nga mërgata në të kaluarën janë përballur me dy sfida. E para ka thënë se ka qenë procesi burokratik i regjistrimit si dhe e dyta afati i shkurtës kohor për dërgimin e fletëvotimeve.
Sipas tij me draft-ligjin e ri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bashkatdhetarët do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike ndërsa ka thënë se do të mund të votojnë në ambasada e konsullata një ditë para zgjedhjeve, do të mund të dërgojnë me postë fletëvotimet në një adresë të caktuar nga ambasada, si dhe dërgimi i fletëvotimit në Komisionin Qendror Zgjehdor, nga vendet ku Kosova nuk ka ambasada apo konsullata.
Qeveria ndau 287 mijë euro për deputetët e legjislaturës së vitit 1990, të cilat do të ndahen proporcionalisht.
“I kemi ndarë 287 mijë euro, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve, konform gazetës zyrtare të 2 korrikut 1990. Nëse përfituesit ka vdekur, kompensimi do t’i takojë bashkëshortit/bashkëshortës, fëmijët deri në 18 vjeç apo fëmijët që janë në studime deri në 26 vjeç”, ka thënë zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi.
Edhe
Kurti: Po forcojmë lidhjen me diasporën, Ligji për zgjedhjet i jep fund padrejtësisë
Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2022.
Miratoi udhëzimin për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.