Në ditën e dytë të edicionit “Diaspora flet”, kryeministri i Kosovës tha se përmes këtyre platformave mundësohet të forcohet partneriteti me diasporën për zhvillim të vendit dhe forcimin e mërgatës kudo që ndodhet.
Shefi i ekzekutivit tha as me Ligji e ri për zgjedhjet e përgjithshme i cili është drejt finalizimit po o i jepet fund një padrejtësie ndaj mërgatës.
Sipas tij, në kohë zgjedhjesh konsultat dhe ambasadat do të shndërrohen në qendra votimi.
Kurti teksa ka listuar disa nga veprimet e ndërmarra në këto dy vjet qeverisjeje u shpreh se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e social në vend, prandaj theksoi angazhimin dhe përkushtimin për të zbatuar politika qe ndërlidhen me diasporën si një forcë e jashtëzakonshme.
Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Liza Gashi u shpreh se si ministri synojnë të jenë zëri i mërgatës. / KP
-
Kurti: Ligji për zgjedhje do t’i japë fund padrejtësisë ndaj diasporës
-
Kurti: Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i jep fund padrejtësisë së gjatë ndaj mërgatës
-
Kurti: Vendi avancon në arenën ndërkombëtare duke krijuar partneritete
-
Beteja për votën e mërgatës
-
Kurti: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar kontribuon në paqe e stabilitet