Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim katër gazetarët afganë që arritën të hënën mbrëma në Kosovë.
Kurti ka thënë se populli i Kosovës bashkëndien me kauzën e ty re dhe të popullit afgan për demokraci, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Duke iu uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që po i takon ata sot në zyrën e tij. Ai tha se populli i Kosovës bashkëndien me kauzën e tyre dhe të popullit afgan për demokraci, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe prosperitet”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.
Gazetarët afganë do të qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të programit “Joruanist in Residence – Kosova”, financuar nga Qeveria e Kosovës.
Gazetarja afgane Amina ka thënë se i është falënderuese Kosovës për mikpritjen dhe për mbështetjen e Qeverisë.
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
-
Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite
-
Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”
-
Kurti takon partnerët e koalicionit, flasin për zgjedhje