Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për mediumin francez: Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresioni nga Serbia.

Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin si dhe ato për plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.

“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, është shprehur Kurti.

I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson.

“Sigurisht që jo. Milan Radoiçiq ishte udhëheqësi i grupit terrorist që kreu këtë akt agresioni, por ai u pajis, u financua dhe u urdhërua nga presidenti Vuçiq. Në takimet në Beograd, ata ulen krah për krah. Radoiçiq është figurë kryesore e krimin e organizuar në veri. Ai drejton gjithashtu organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’, të cilat ne ki kemi shpallur terroriste tre muaj më parë”, është shprehur Kurti. 

Kurti në këtë intervistë është pyetur edhe për akuzat e presidentit serb Vuçiq se Kurti po do ta shtyjë NATO-n në një luftë kundër Serbisë.

Edhe Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt Arbëri Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt

Ai ka thënë se këto pretendime janë absurde se ai nuk do ta shtyjë në luftë askënd kundër askujt.

Edhe në këtë intervistë Kurti e ka akuzuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak për anshmëri në proces.

“Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, më duhet të them se partnerët në përgjithësi, dhe në veçanti lehtësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk ishin as neutralë dhe as të paanshëm”, është shprehur Kurti, duke shtuar se mendon që kjo është e padrejtë.