Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ku ndër të tjera kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Kurti i ka thënë ministrit kroat se në takimin në Bruksel më 2 maj, kishte propozuar që çështja e pakicës kombëtare serbe të trajtohet sipas modelit kroat.
“Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër. Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtare e BE-se dhe e NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
E Radman ka thënë se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe në BE.
-
Kurti takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi
-
Radman: Modeli për pakicat – që synon ta zbatojë Kosova – ka qenë i suksesshëm në Kroaci
-
Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i trajtuar
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti në Bruksel zotohet për zbatim të obligimeve të dala nga marrëveshjet me Serbinë