Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon

Në Mynih, kryeministri Albin Kurti takoi senatoren nga shteti i Ioëa-s, Joni Ernst. Kurti ka thënë se ajo është mike e madhe e Kosovës dhe përkrahëse e Forcës së Sigurisë, kurse theksoi se NATO është e domosdoshme për paqen në rajon.

“Ne ramë dakord që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajonin tonë”, shkroi në Twitter.

Ndërkohë, në një komunikatë për media u njoftua se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krenarinë për bashkëpunimin,

Kurse senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Kosovën, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore.

 


Kurti takohet me kryetarin e Komitetit të Kryqit të Kuq për të pagjeturit nga lufta

Edhe Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së Arbëri 1 muaj më parë Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, në Gjermani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kurti ka folur për ta pagjeturit nga lufta në Kosovë. Ata diskutuan për mënyrën se si komiteti mund të ndihmojë me ekspertizë.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohet të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjes që vuajnë. Me Maurerin diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me përvojë dhe ekspertizë”, ka shkruar Kurti në Twitter.