Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti bisedon me senatoren amerikane Ernst, bien dakord për forcim të bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka biseduar me senatoren amerikane Joni Ernst. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ajo është mbështetëse e vendosur e Kosovës.

Gjithashtu Kurti ka shtuar se me të kanë rënë dakord që sa më shpejtë ta vizitojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Ishte një kënaqësi për të biseduar me senatoren Joni Ernst, e cila është një mbështetëse e vendosur e Kosovës në Senatin e SHBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkëkryetare e #SenatitAlbanianIsuesCaucus. Ajo luajti një rol vendimtar në forcimin e forcave tona të sigurisë. Unë e falënderova atë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për forcat tona të sigurisë, të cilat janë duke u shndërruar në një ushtri profesionale, duke punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë. Ne ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të vizitojmë njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ai.