Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti-Stoltenbergut: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës që po e zhvillon në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ia ka bërë me dije Stoltenbergut se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Gjithashtu Kurti ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke shtuar se kjo do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë, sekretari gjeneral i NATO-s, në postimin e tij në Twitter, është përqendruar te dialogu.

Edhe Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë Arbëri Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë

“NATO mbështet përpjekjet për të rinisur bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka thënë Stoltenberg.