Arbëri

Kurti merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Munih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Këtë e kanë konfirmuar për Koha.net zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë konferencë ku po marrin pjesë 35 udhëheqës të qeverive, sot është nënshkruar marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë.

I pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se marrëveshja tregon se rajoni do të ketë paqe.

Një ditë para Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri i ka dërguar një shkresë shefit të shtetit duke ia propozuar për takim tri orare brenda së njëjtës ditë. Kurti ka kërkuar që bashkë me Thaçin t’i shmangin dallimet përballë Serbisë.

Nuk dihet nëse të njëjtit do të takohen në Munih.