Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti mbyll fushatën për kreun e Vetëvendosjes, nesër votohet

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmbyllur sot fushatën e tij.

Nesër, ditë e diele, 21 janar, do të votohet për kryetarin e partisë, ndërsa vendvotimet do të hapen në shumë komuna të ndryshme të Kosovës e gjithashtu edhe në mërgatë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Të dielën votohet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Fushata e zgjedhjeve të brendshme, ku është shpalosur platforma për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga kandidati Albin Kurti, është përmbyllur në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme. Ditën e diel, data 21 janar 2018, anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të votojnë sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.

Edhe Më 21 janar votimi për Albin Kurtin kryetar të Vetëvendosjes Arbëri Më 21 janar votimi për Albin Kurtin kryetar të Vetëvendosjes

Vendvotimet brenda Kosovës do të hapen të dielën nisur nga ora 10:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të gjitha adresat e këtyre vendvotimeve janë bërë tashmë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të Qendrave të Lëvizjes në Kosovë. Ndërsa orari i vendvotimeve që do të hapen të dielën në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë ndryshon sipas shtetit ku veprojnë Qendrat tona dhe hapësirave të vëna në dispozicion për procesin e votimit. Të gjitha oraret dhe adresat e vendvotimeve të Qendrave tona në mërgatë gjithashtu janë bërë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të këtyre Qendrave.

Pas mbylljes së procesit të votimit ditën e diel, do të fillojë procesi i numërimit të votave. Me përfundimin e numërimit të votave, KZP-ja do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim” në lidhje me kandidaturën për kryetar të deputetit Albin Kurti.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të shprehin këtë të diel vullnetin e tyre të lirë demokratik duke votuar anekënd Kosovës dhe në mërgatë.

Prishtinë, 20 janar 2018

Edhe Kurti si kandidat i vetëm, edhe një mandat në krye të VV-së Arbëri Kurti si kandidat i vetëm, edhe një mandat në krye të VV-së

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE!