Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes

Foto: Koha / ilustrim

Vetëvendosja nesër mban mbledhjen e XXXIX të Këshillit të Përgjithshëm.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se të dielën, që i bie nesër më datë 29 dhjetor 2019, mbledhja do të mbahet në hotelin “Grand” në kryeqytet.

Gjithashtu, theksohet se fjalimin në pjesën e parë të mbledhjes do ta mbajë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës, ku do të pranohen edhe mediat, që lë të kuptohet se pjesa e dytë e mbledhjes do të jetë e mbyllur.