Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti lavdërohet për një vit e gjysmë qeverisjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar për punën e Qeverisë që ai udhëheq, qe një vit e gjysmë. Ai ka thënë se Qeveria që ai udhëheq ka luftuar krimin dhe korrupsionin dhe ka rritur llogaridhënien ndaj qytetarit.

Në fjalimin e tij para mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se nën qeverisjen e tij janë fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Në javën e ardhshme shënojmë një vit e gjysmë të qeverisë sonë demokratike e progresiste. Kthesa që kemi marrë drejt zhvillimit të shoqërisë, s’mund të jetë e qëndrueshme pa sundim të ligjit, siguri juridike e zbatim të të drejtave të njeriut. Për të jetësuar ndryshimin e mirëfilltë demokratik vëmë theks mbi rendin dhe ligjin, parashikueshmërinë juridike dhe barazinë. Në vetëm një të tretën e mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje”, ka thënë Kurti në fillim.

“Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme”, ka thënë Kurti që ka përmendur edhe disa projektligje të tjera, përfshirë edhe nismën për vetting në drejtësi.

Artikuj të ngjashëm